1 qershor 2015 – Policia e Korçës ka marrë në mbrojtje një 10-vjeçare që dhunohej nga e ëma.
E mitura me inicialet G.T, banuese në Korçë, sipas burimeve policore, dhunohej në mënyrë të vazhdueshme psikologjikisht nga mamaja e saj, 39-vjeçarja me iniciale Sh.T. Kjo e fundit e dhunonte vajzën se ajo donte që të shkonte në shkollë, por e ëma nuk e lejonte.
Kështu, policia e Korçës njofton se ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen e mitur, e cila i përket komunitetit rom.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/