Një 13-vjeçare është gjetur e masakruar me thikë në një pyll, pranë qendrës sportive Southampton, të enjten në mbrëmje.

Policia britanike e Hampshire ka arrestuar një 24-vjeçar si të dyshuarin kryesor të vrasjes tragjike të Lucy McHugh. 

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur, pasi i riu ka dashur të abuzojë seksualisht me të miturën.

Vajza ka dalë nga shtëpia mëngjesin e së mërkurës dhe është parë nga dëshmitarët po atë ditë, shumë pranë qendrës sportive ku është gjetur dhe trupi.

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur shkaqet e vërteta të therjes së 13-vjeçares.