6 qershor 2015 – Një vajzë 13-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë pasi i ati publikoi në internet një video ku në formë ndëshkimi i pret flokët.
Izabel Laxamana, nga Tacoma, Washington u gjet në gjendje të rëndë poshtë një ure prej nga ishte vetëhedhur, dhe ndërroi jetë një ditë më vonë.
Në videon e publikuar vetëm disa ditë para ngjarjes së rëndë, tregohet Izabela që qëndron pranë një tufe me flokë të prerë, ndërkohë që në sfond dëgjohet zëri i babait të saj, që thotë se look-u i saj i ri është pasojë e gabimeve që ka bërë.
Megjithatë, policia ka mohuar që videoja të ketë lidhje direkte me vetëvrasjen e vajzës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/