16 nëntor 2015 – Një 14-vjeçare e cila jetonte me nënën e saj në qytetin e Korçës, kishte marrë rrugën në këmbë duke kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër nga Kapshtica, dhe kishte mbërritur në Greqi tek i ati.
Prej tre ditësh, nëna e saj nuk kishte informacion për vajzën me inicialet E.D, ndaj kishte bërë kallëzimin për zhdukjen e saj në polici, raporton Shqiptarja.com.
Misteri u zgjidh vetëm gjatë ditës së diel, pasi ishte vetë babai i vajzës, i cili e dorëzoi atë në pikën kufitare të Kapshticës, për të qenë më tej krah nënës së saj.
Prindërit e së miturës janë të ndarë. Nuk dihet se cili është motivi që 14-vjeçarja u largua nga shtëpia, por nuk është hera e parë që ajo e bën diçka të tillë.
/portali DurresLajm/