SHBA, 13 korrik 2014 – Burrë e grua, mësues të edukimit fizik në një shkollë amerikane në Mississippi, u arrestuan nga policia pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale me një nxënëse 15 vjeçare.

Michael Porter, 27 vjeç dhe Blair Porter, mësues në shkollën Ridgeland High School, u ndaluan nga policia, pasi nëna e vajzës zbuloi raportin e së bijës me mësuesit, duke zbuluar se ky raport shkonte përtej raportit normal mësues-nxënës.

Nëna zbuloi duke spiunuar telefonin e vajzës se takimet kishin nisur prej afro një viti. Në telefonin e vajzës policia zbuloi fotografi ku ajo shfaqej e zhveshur, të cilat ua kishte dërguar mësuesve, të cilët i ishin përgjigjur me mesazhe me pullë të kuqe.

E pyetur nga policia, e mitura pranoi se kishte kryer marrëdhënie orale me çiftin e mësuesve. Michael u detyrua të paguajë 25 mijë dollarë gjobë, ndërsa gruaja e tij Blair 5 mijë dollarë. Në vijim të procesit gjyqësor, ata rrezikojnë një dënim me 30 vjet burg.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/