Organizatat për të drejtat e njeriut në Kosovë, kanë paralajmëruar protesta përpara komisariatit të Prishtinës, lidhur me përdhunimin e një 16-vjeçareje nga Drenasi, që shokoi mbarë opinionin publik.
Historia makabër ndodhi në Drenas, ku e mitura u përdor si skllave seksi nga një oficer i lartë policie. 16-vjeçarja shkoi në polici të denonconte abuzimin seksual nga profesori i saj, por ra në duart e monstrës që e përdhunoi për 1 vit me radhë, duke e lënë edhe shtatzënë.
Policia arrestoi oficerin 50-vjeçar, i cili vetëm pak javë më parë kishte marrë certifikatë lavdërimi për punë të mirë nga kolegët.