Një e mitur ka përfunduar një ditë më parë në urgjencën e QSUT më plagë djegieje në trup të shkaktuara nga cigarja.

Policia bën me dije se ajo ëhstë djegur aksidentalisht nga vëllai i saj 9-vjeçar, i cili ka qenë duke luajtur.

Njoftimi:

Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.