Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e kësaj të marte në Durrës.

Një 3-vjeçare ra aksidentalisht nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj.

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr.13, ku siç duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm“, e mitura ka rënë mbi tendën e një marketi të zonës.

Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.