28 maj 2015 – Një e mitur është arritur të shpëtohet në momentet e fundit nga policia, pasi do të trafikohej si prostitutë.
E mitura me iniciale E.Z. 17 vjeç nga Elbasani, do të shfrytëzohej për prostitucion në Kosovë, por u shpëtua nga punonjësit e policisë në pikën kufitare të Morinës në Kukës.
Ndërsa personat që u arrestuan lidhur me këtë operacion janë: Bylbyl Iseni, 36 vjeç, nga Prishtina dhe Albert Dobratiqi 33 vjeç, po nga Prishtina.
dhe janë shpallur në kërkim: 25-vjeçari me iniciale P.B., banues në Elbasan dhe 19-vjeçarja A.S., po nga Elbasani.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për të katër personat e sipërpërmendur të akuzuar për veprën penale “Trafikim i të miturve me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit, kryer në bashkëpunim”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/