Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të miture shqiptare në Amerikë.

Ersi Shabanaj 15 vjeçe mbërriti në SHBA me familjen në janar, por vetëm pak muaj më vonë, ajo është përplasur nga një automjet dhe ka ndërruar jetë.

Mediat në Amerikë raportojnë se Ersi ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një automjet.

Shqiptarja ndërroi jetë në spital.

Sapo kishte shkuar në Amerikë, ajo ishte regjistruar në shkollë dhe kishte filluar një jetë normale, por ky aksident i preu ëndrrat në mes.

Familjarët tashmë janë organizuar për të mbledhur para që trupi i saj të vijë në Shqipëri. Ata apelojnë për ndihmë.