Qindra vajza dhe gra kanë marshuar në shenjë proteste në bulevardin e Peshkopisë, në mbështetje të vajzes së përdhunuar në Mirditë.

Nuk është rasti i parë që ndodhin të tilla ngjarje të shëmtuara në vendin tone, kështu që të gjithë bashkë të sensibilizohemi dhe të ngrejmë zërin për raste të tilla monstruoze.

Me pankarta në duar ato marshuan dhe dhanë mesazhe për dënimin e këtyre abuzuesve. “Përdhunimi është krim” dhe për këtë duhet që autorët të marrin dënimin maksimal. Duhet që prindërit që kanë djem të dinë ti edukojnë ato, nuk duhet që të gjenden më vajza të vrara rrugëve. Institucionet duhet të marrin masa dhe ti parandalojnë ato, që vajzat tona të dalin të lira, dhe pa frikë në rrugë.