Këto foto flasin vetë më shumë se 1 mijë fjalë. Në to paraqiten ambientet e mjerueshme nga spitali i Pukës, ku kryhej Radiografia dhe Radioskopia.
Është deputetja demokrate Albina Deda që i bën publike në profilin e saj në Facebook dhe kërkon ndërhyrjen dhe inspektimin e menjëhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas deputetes, nga ky spital janë larguar 49 mjekë pa asnjë motiv, por për arsyen e vetme që janë mbështetës të PD-së.