KINE– Në Lianjiang të Kinës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, një plakë 101 vjeçare, e cila ishte shpallur e vdekur, është zgjuar nga arkivoli. 

Peng Xiuhua ishte ngritur dhe i kishte pyetur të mbledhurit në shtëpinë e saj se çfarë po bënin aty. 

Vajzat e plakës, të cilat janë mbi 70 vjeçe, e kishin gjetur nënën e tyre të shtrirë dhe nuk kanë mundur t’ia prekin pulsin. Trupi i saj ishte forcuar dhe e kishin shpallur të vdekur. 

Ato e angazhuan një kompani funeralesh që të merrej me përgatitjen e arkivolit. Por, pasi e vendosën aty, ajo u zgjua. 

“Jam grua me fat. Jo vetëm se kam kuptuar se sa më duan njerëzit, por u zgjova para se të më dërgonin në krematorium”, ka deklaruar Peng.