Një e moshuar 80-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i një pallati në Vlorë.

Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.04.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka rënë nga kati i tretë i një pallati, shtetasja Gj. S., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet ne Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.