Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.30 në qytetin e Sarandës ku një 85-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga ballkoni në katin e tretë të një pallati.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, ku Selfije Demani është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe duke parë gjendjen e rëndë të saj me fraktura të shumta, mjeku kirurg e futi menjëherë në sallën e operacionit, por për shkak të dëmtimeve të shumta nuk mundi të mbijetojë.
Mësohet se në momentin që ka ndodhur ngjarja ishte vetëm në shtëpi, kishte probleme me shikimin dhe lëvizte me paterica.
Por policia po heton në dy pista, në atë të vetëvrasjes dhe të vdekjes aksidentale.





