Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj mbrëmjen e sotme. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.  Alarmin e ka dhënë djali i saj, që i kërkoi ndihmë policisë lokale, pasi nëna kishte dy ditë që nuk i përgjigjej në telefon.

Futja në brendësi të apartamentit u bë nga PNMZSH. Kjo pasi e moshuara jetonte e vetmuar. Zjarrfikësit janë futur nga dritarja e katit të katërt dhe më pas është bërë hapja e derës së apartamentit për t’u futur në të i biri dhe policia.

Fatkeqësisht është konstatuar se e moshuara ishte pa sheja jete. Trupi i saj është dërguar në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit për t’i bërë autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj.