Prej disa ditësh, komshinjtë nuk e kiishin parë në pallat dhe dyshonin se diçka e rëndë mund t’i kishte ndodhur. Edhe pse i binin derës së shtëpisë, askush nuk përgjigjej.

Në këto kushte, ata kanë kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve të Durrësit.

Sapo kanë marrë njoftimin një mjet zjarrfikës ka shkuar menjëherë në pallatin, që ndodhet pranë drejtorisë së tyre dhe janë futur në shtëpi nga ballkoni i banesës, pasi nga dritarja e kishin të pamundur, siç duhet edhe nga pamjet nga vendngjarja që “DurrësLajm” po publikon.

Brenda në shtëpi, ata kanë gjetur të rrëzuar një të moshuar, e cila është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal.

Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e gruas së moshuar, e cila pak kohë më parë kishte tentuar të hidhej nga banesa e saj.

Me emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve dhe moshës së mesme drejt vendeve të Evropës, mbetja fillikat e të moshuarve në shtëpi është kthyer në një fenomen social gjithnjë e më të pranishëm në familjet shqiptare.