11 korrik 2015 – Një 67-vjeçare që mbante pistoletë pa leje, është arrestuar nga policia e Delvinës mëngjesin e sotëm.
E moshuara Trëndafile Nikolla, në momentin e arrestimit iu sekuestrua pistoleta, së bashku me dy krehëra dhe 5 fishekë.
Nuk dihet se përse 67-vjeçarja mbante armë me vete, por këtë tashmë do ta hetojë Prokuroria, së cilës i kaluan dhe materialet e kësaj çështjeje për procedim penal.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/