“Bashkimi bën fuqinë”. Duhen ende disa minuta për të vendosur gjithçka mbi fituesin dhe aktualisht ndryshojnë ngjyrat por hera-herës kthehet sërish kuqezi falë mesazheve të tifozëve shqiptarë në kompaninë orange.
Shqiptarët janë bërë bashkë dhe kanë mundur të ngjyrosin kuqezi kullën "Eiffel" të Parisit. Një gjë e tillë u arrit falë hashtagëve të shumtë #ALB të tifozëve e mbështetjes së jashtëzakonshme në rrjetet sociale. Tifozëria shqiptare është më e zjarrtë se kurrë në këtë Euro 2016 që nisi me një ndeshje të bukur, pavarësisht rezultatit.





