Deputeti demokrat Xhelal Mziu është i gatshëm të lërë mandatin e deputetit e të garojë për bashkinë e Kamzës.
“Pengu im në këto 32 vite ka qenë viti 2019 sepse gjithë ato kryetarë bashkie që kanë fituar në 2015 kanë qenë vërtetë heronj, dhe që ta lesh mandatin sikurse e lamë në 2019 ishte skandaloze. Mbase duhet ta kishim vazhduar sepse qytetet tashmë nuk do të ishin në dorë të Ramës.
Unë jam i fokusuar në qarkun e Dibrës sepse është ndër qarqet më të diskriminuara nga Rilindja të vendit. Do të mundohem të jap maksimumin tim. Unë jam një ndër themeluesit e qytetit të Kamzës, nëse vërtetë nuk do të ketë një kandidat që garanton fitoren e opozitës, unë do të lë mandatin e deputetit për ta mbajtur Kamzën në kampin blu. Garantoj fitoren edhe përballë Ramës,”-tha Xhelal Mziu.