Tashmë të gjithë e dimë zakonin e emigrantëve shqiptarë për të marrë sa më shumë produkte të vendit tonë kur largohen nga atdheu. Këto produkte janë kryesisht ushqimore, si mjaltë, suxhuk, raki etj. Megjithatë, shpesh emigrantët kanë përfunduar duke i hedhur në kosh këto produkte, pasi nuk lejohen.
Por një emigrant ka kaluar një situatë të sikletshme në aeroportin e Prishtinës, pasi autoritetet i kanë gjetur një valixhe të mbushur plot me speca. Me siguri personi në fjalë është një "fans" i madh i specave.





