Sipas Washington Post, funksionarët e qendrës për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimin, një organizëm i rëndësishëm i shëndetit publik amerikan kanë marrë një kërkesë nga qeveria të mos përdorin 7 fjalë në dokumente zyrtare për miratimin e bilancit të ardhshëm vjetor.

Termat e ndaluar janë:

vulnerable, entitlement, diversity, transgender, fetus, evidence-based e science-based (vulnerabël, e drejtë, diversitet, transgjinor, fetus, bazuar në fakte, bazuar në shkencë). Ky lajm ende jo zyrtar vjen nga një burim i Washington Post-it, një analist që kishte marrë pjesë në një takim prej 90 minutash me zyrtarë të CDC-së të ngarkuar për buxhetin. Një zëdhënës i departamentit të shëndetit të Amerikës e ka përgënjeshtruar duke pohur se CDC-ja do të vazhdojë të kryejë aktivitetin në kërkime shkencore në interes të qytetarëve.

Nëse nuk e shkruan, nuk ekziston.

Nëse do të ishte e vërtetë, kjo do të përbënte një shkelje e të drejtave të minorancave seksuale në SHBA dhe ndaj politikave të edukimit seksual. Do të thoshte të mos flisje lirshëm për abortin dhe kontraceptimin, të parandalimit të HIV-it, orientimin seksual dhe gjinisë së ndërmjetme, por edhe për sëmundje si Zika dhe për patologji të fetusit. Do të thotë të mos i referohesh të dhënave shkencore dhe zvogëlimit të kërkimit dhe gjithnjë e më shumë të rezultateve kundrejt opinionit.

Raste të mëparshme

Nëse do të ishte e vërtetë, nuk është hera e parë. Gjatë muajve të kaluar, departamenti i shëndetit kishte hequr informacionet mbi personat LGBT nga sajti i tij dhe ky nuk është i vetmi sektor shkencor që po merret me format e censurës. Dy muaj më parë New York Times referoi se informacionet e lidhura me ngrohjen globale janë hequr nga sajti i EPA-s (agjencia për mbrojten e ambientit në Amerikë).

Burimi: Focus – Në shqip nga Bota.al