1nentor 2015 – Një 15-vjeçare nga qyteti i Korçës ka tentuar të hidhet nga tarraca e një pallati 10 katësh pas ndarjes nga i dashuri.
Vajza për thuajse 3 orë ka refuzuar të zbresë nga tarraca e pallatit, duke qëndruar e ulur në muret mbajtëse nën kërcënimin e vetëvrasjes, ndërsa ka pranuar të zbresë vetëm pasi ka shkuar i dashuri dhe ka negociuar me të.
Forca të shumta policie, zjarrfikëse, por edhe kalimtarë janë grumbulluar në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të bindin adoleshenten që të mos vetëvritet, ndërsa ajo për tre orë ka bërë rezistencë.
Pak momente para se të zbriste dhe përpjekjesh nga punonjësit e policisë dhe shërbimit social në tarracë, është ngjitur i dashuri i vajzës i cili ka folur me të dhe e ka zbritur nga parvazi para se ajo tw rrëzohej.
Menjëherë e reja është dërguar në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.
/portali DurresLajm/