Gjirokastër, 10 mars 2014 – Përfundon operacioni për sekuestrimin e 250 kg marijuanë, e cila dilte nga Lazarati. Lënda narkotike po transportohej me automjetin tip ‘Volvo’, me targa YKP3974. 

Blutë e Gjirokastrës kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit në aksin Kordhoc-Jorgucat dhe më pas është vënë në ndjekje të tij. Gjatë tentativës për t’i shpëtuar policisë, transportuesi, shtetasi R.B i ka vënë flakën mjetit në Jorgucat dhe është larguar. Nga zjarri që ka përfshirë automjetin, është djegur një sasi e madhe droge. 

Droga kishte si destinacion vendin fqinj, Greqinë. Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e transportuesit të mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/