Një gomone rreth 7 metra e gjatë me një motor 350 Kv është gjetur dje brenda një kamioni të cilin po e ndiqte policia.
Gjatë ndjekjes në lagjen “Kastriot”, drejtuesi braktisi mjetin dhe u largua.
Dyshohet se mjeti dhe gomonia janë trafikuar nga jashtë dhe gomonia do të përdorej për trafik droge.
Mjeti i tipit “Man” me targa “AA 814 AS” do shkonte në Vlorë.





