Marrëdhënia më e rëndësishme në jetën tonë është ajo që kemi me veten. Mënyra si flasim me veten, si e trajtojmë trupin dhe emocionet tona, ndikon drejtpërdrejt tek ne.

Megjithatë, shumë njerëz pa e kuptuar krijojnë një marrëdhënie të vështirë dhe shpesh toksike me veten.

Nëse shpesh ndjeni negativitet, vetëkritikë të tepruar apo pakënaqësi të vazhdueshme, mund të jetë momenti të ndaleni dhe të shikoni më thellë brenda vetes. Pranimi i këtij realiteti është hapi i parë drejt ndryshimit. Vetëm duke kuptuar se çfarë na bën të ndihemi mirë apo keq me veten, mund të ndërtojmë një marrëdhënie më të shëndetshme dhe më të balancuar.

Sigurisht, ky proces kërkon kohë dhe përpjekje. Por kur filloni të vendosni kufij, të dëgjoni nevojat tuaja dhe të kujdeseni për mirëqenien emocionale e fizike.

 Në vend të tij hapet rruga për më shumë qetësi, vetëbesim dhe dashuri për veten.

Shenjat që tregojnë se mund të jeni toksikë me veten

1. I kushtoni shumë rëndësi mendimit të të tjerëve

Vendimet tuaja shpesh ndikohen më shumë nga ajo që mendojnë të tjerët sesa nga dëshirat apo nevojat tuaja.

2. Nuk i njihni ose nuk i vendosni kufijtë tuaj

E keni të vështirë të thoni “jo”, edhe kur diçka ju lodh ose ju bën të ndiheni keq.

3. Merrni përsipër shumë përgjegjësi për të kënaqur të tjerët

Shpesh bëni gjëra që i bëjnë të lumtur të tjerët, por jo domosdoshmërisht ju.

4. Pranoni gjithmonë më pak nga sa meritoni

Qoftë në marrëdhënie, punë apo miqësi, shpesh kënaqeni me minimumin.

5. E krahasoni vazhdimisht veten me të tjerët

Në vend që të përqendroheni te rruga juaj, e matni veten me sukseset apo jetën e të tjerëve.

6. Dyshoni shpesh në veten dhe instinktet tuaja

Edhe kur ndjeni se diçka është e drejtë, e vini në dyshim gjykimin tuaj.

Preferoni të heshtni ose të tërhiqeni, edhe kur ndiheni se iu është bërë padrejtësi.

8. Nuk kujdeseni sa duhet për trupin tuaj

Shëndeti fizik, pushimi apo mirëqenia shpesh vendosen në plan të dytë, ndërsa ndiheni fajtorë kur kujdeseni për veten.

9. Hezitoni të shprehni mendimet dhe idetë tuaja

Frika nga gjykimi ju bën të mos ndani mendimin tuaj.

10. Lejoni të tjerët të ndikojnë negativisht në jetën tuaj

Njerëzit përreth mund të ndikojnë në zgjedhjet tuaja, edhe kur kjo ju largon nga ajo që dëshironi vërtet.