E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, mori pjesë sot në aktivitetin përmbyllës të Vettingut.
Teksa përgëzoi punën që është bërë deri më tani nga institucionet për personat të korruptuar në politikë e drejtësi, ajo tha se prokurorët dhe hetuesit në SPAK po luftojnë për të sjellë në gjykatë bosët e krimit dhe figura të korruptuara politike.
Sakaq ajo theksoi se procesi i vettingut nuk ka mbaruar. Vanhorn tha se kërkesa e popullit shqiptar për llogaridhënie dhe transparencë, për drejtësi dhe barazi është po aq e fortë sot sa ishte në vitin 2016.
“Prokurorët dhe hetuesit në SPAK po luftojnë për të sjellë në gjykatë bosët e krimit dhe figura të korruptuara politike. Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë po marrin përsipër përgjegjësinë për të vendosur standarde integriteti për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe për të vazhduar vlerësimet, të cilat ruajnë besimin e publikut”, – tha zyrtarja.
“Dhe SPAK duhet të vazhdojë të hetojë rastet më të ndjeshme të korrupsionit, duke kërkuar llogari nga ata që kanë abuzuar me postin e tyre pavarësisht politikës apo favoreve. Ka më shumë për të bërë. Ju keni ndërtuar institucione të reja drejtësie në emër të popullit shqiptar dhe është po aq e rëndësishme t’i përdorni ato në fuqinë e tyre të plotë në emër të bashkëqytetarëve tuaj. Duhet të jeni efektiv, të pavarur dhe të paanshëm.
Shtetet e Bashkuara ju nxisin të vazhdoni punën e mirë, pavarësisht nga pengesat me të cilat përballeni. Krahas partnerëve tanë të BE-së, ne kemi qenë me ju në çdo hap që nga viti 2016 dhe kemi filluar të shohim ndikimin e një gjyqësori më të pastër dhe të prokurorëve dhe hetuesve të përkushtuar kundër korrupsionit. Ecuria e vazhdueshme kundër korrupsionit do të sigurojë integritetin e sistemit gjyqësor dhe kjo varet nga vigjilenca dhe përkushtimi juaj“.
Në përfundim të fjalimit Nancy VanHorn u shpreh se Shtetet e Bashkuara nxisin autoritetet shqiptare të vazhdojnë punën e mirë, pavarësisht nga pengesat me të cilat përballen.
“Krahas partnerëve tanë të BE-së, ne kemi qenë me ju në çdo hap që nga viti 2016 dhe kemi filluar të shohim ndikimin e një gjyqësori më të pastër dhe të prokurorëve dhe hetuesve të përkushtuar kundër korrupsionit. Ecuria e vazhdueshme kundër korrupsionit do të sigurojë integritetin e sistemit gjyqësor dhe kjo varet nga vigjilenca dhe përkushtimi juaj”, -tha e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn.