E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Joan Pelushi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se VanHorn i ka përcjellë urimet Kryepeshkopit për detyrën e tij të re si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.
Gjatë takimit, ata diskutuan mbi rolin e rëndësishëm të komuniteteve fetare dhe nevojën për të vijuar traditën e harmonisë ndërfetare në Shqipëri.