E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho dhe dhe Kreun e BKH Joni Keta. Ky takim është zhvilluar në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë këtij takimi Nancy VanHorn ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, në përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. VanHorn përcolli mesazhet e sekretarit të shtetit Marko Rubio, në luftën kundër karteleve të drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara.