21gusht 2015 – E njeh nga facebook, por “i dashuri” i martuar e përdhunon bashkë me një shok. Viktimë e dhunës seksuale ka qenë 17-vjeçarja me inicialet G.A. nga Fieri.
Ajo ka treguar se kishte disa javë që komunikonte me 38-vjeçarin Eduart Hoxha nga një fshat i Fierit dhe kishte vendosur ta takonte.
Takimin e ka bërë fshehtas prindërve, në orën 1 pas mesnate, por në fakt ka rënë në kurthin e Hoxhës. Bashkë me një shok 22 vjeç ai e ka mrrë peng adoleshenten, duke e përdhunuar atë.
Vajza ka bërë denoncim për ta duke çuar në arrestimin e Hoxhës dhe shpalljen në kërkim për autorin tjetër.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/