“Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin”.
Kështu deklaroi e dashura nga Kosova e 39-vjeçarit Nuredin Dumani, i arrestuar tre ditë më parë në Fier pasi u plagos në Elbasan.
Mirjeta Hajdini, e dashura 20-vjeçare nga Gjilani i Kosovës M. Hajdini ka thënë se e njihte me emër tjetër Dumanin.
“E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpejti”, mësohet se ka thënë e reja, e cila u arrestua për fshehjen e armës dhe përkrahjen e autorit të krimi, pasi apartamenti ku u gjet Dumani, ishte marrë prej saj.
Jashtë gjyqit kishin ardhur dhe dy vëllezërit e saj nga Kosova.
Mësohet se Hajdini dhe Dumanin bashkëjetonin prej një viti në Gjilan.
E reja e njihte me emrin Ardit Spahiu. Ndërkohë, prej pak kohësh, 2 javë kishin ardhur në Shqipëri.
Prokuroria kërkoi detyrim paraqitje për 20 vjeçaren, e cila deklaroi se e njihte Dumanin dhe nuk kishte dijeni për të shkuarën e tij.





