Tashmë ai është tejet larg imazhit që ka pasur në adoleshencë e me siguri do të habiteni kur të lexoni që reperi në foto është Lumi B.

Ka qenë vetë këngëtari, i cili ka postuar në "Instagram" foton në fjalë me mbishkrimin "Tu u rrit".

Këngëtari duket shumë më i dobët dhe i ri, ndërkohë që tani pesha e tij ka ndryshuar totalisht dhe pamja është më burrërore.

Madje tanimë reperi është në një fazë tjetër të jetës së tij, i martuar dhe baba i një djali.