Aktorja e njohur turke pasi ka shprehur për tu martuar me partnerin e saj 19 vite më të madh, duket se ka qenë në shënjestër të ofendimeve të fansave të saj.

Hazar Erguçlu deklaroi pak ditë më parë mezi po pret që të kurorëzojë në martesë dashurinë e saj me regjisorin Onur Unlu, pasi ka shumë dëshirë që të bëhet nënë.

Mirëpo, këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë nga fansat e aktores, të cilët nuk i kanë kursyer ofendimet duke i thënë se po martohet me një person që është moshën e të atit.

Por Erguçlu ka vendosur që të reagojë në një postim në Instagram, ku shkruan: “Unë e di çfarë bëj. Familja ime e di çfarë bëj. Ne të gjithë e dimë çfarë bëjmë. Po ju e dini çfarë po bëni?”