Pasojat e të ftohtit të "hidhur" të këtij dimri që është përhapur në disa vende të SHBA-së, i ka vuajtur edhe një peshk i gjorë.
Peshku troftë ishte duke kërcyer nga uji kur papritmas ngriu në mur. Ngjarja ka ndodhur në Decorah, Iowa, ku temperaturat kanë arritur në -26 gradë celcius.
Fotoja është shpërndarë në Reddit nga Yyott, ku tashmë është parë më shumë se 1.8 milionë herë, dhe askush nuk mund ta besojë si mund të ndodhte diçka e tillë.