Kur arktitekti i quajtur Rikardo Bofill rastisi të vizitonte në një fabrikë çimentoje më 1973, ai pa aty një botë mundësish. Sot, rreth 45 vjet më vonë struktura e saj është shndërruar plotësisht në një shtëpi unike dhe spektakolare.

Fabrika që gjendet sapo del nga Barcelona, ishte një “makinë” ndotjeje e Luftës së Parë Botërore, që ishte mbyllur dhe kërkonte shumë riparime. Pas disa vitesh rikonstruksion të pjesshëm, arkitekti vendosi ta mbillte me bimë pjesën e jashtme dhe ta kthente pjesën e brendshme në një ambient modern për të jetuar dhe punuar.

Fabrika është një punë në progress edhe sot e kësaj dite, dhe Bofill me vizionet e tij për të ardhmen, vazhdon t’i ndryshojë format. Fabrika kimike që dikur mbushte ajrin me smog, tani është plot gjelbërim, duke na dhënë një shembull të transformimeve të bukura që vijnë si pasojë e mendimeve kreative.  Për më shumë shihni foto në galerinë e mëposhme.

Burimi: boredpanda.com

Përshtati: R.O.