· Sa bëjnë: 418 498 + 152 711 + 343 890 = ?
· APD thotë: 571 209!
· Po ju, lexues?
DURRËS, 23 korrik 2014 – Në zyrat e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të ndërmarrjes shtetërore Autoriteti Portual Durrës ka pakujdesi në hartimin e statistikave saqë zbulohet se nuk “dinë” as të mbledhin me makinë llogaritëse tri shifra. 6-mujori i parë i vitit 2014 mbyllet me mosrealizime në raport me planin, shoqëruar me gabim në përllogaritjen e realizimit të vëllimeve në eksport, që e nxjerr 141 për qind (plus 236 449 tonë), kur, në fakt, pas verifikimit të “Dyrrah”-ut, është 62.4 për qind, me minus 343 890 tonë.
ZYRTARISHT
Sipas një Përmbledhjeje të treguesve të 6-mujorit 2014, hartuar nga drejtoria e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit Portual Durrës (APD) për Këshillin Drejtues, në aktivitetin e përpunimit nga 2 034 148 tonë të planifikuar janë realizuar 1 812 945 tonë (89 për qind) me një diferencë prej 221 203 tonë.
Vërehet se vëllimi i eksporteve është realizuar 141 për qind (807 658 tonë nga 571 209 tonë plani, me një tejkalim prej 236 449 tonë).
Ndërkohë në përpunimin e mallrave të importit nga 1 119 049 tonë plani, realizohet 1 005 287 tonë me deficit në prej 113 762 tonë.
DARDHA E KA BISHTIN PRAPA
Nga ana tjetër, nga një mbledhje të thjeshtë që bëri “Dyrrah”-u del se plani duhej të ishte 1 690 258 (mbledhja eksporti 571 209 + 1 119 049 importi), ndërkohë që në tabelë shënohet 2 034 148 tonë, me një gabim prej 343 890 tonë.
Kurse realizimi del aq sa shënohet në tabelë 1 812 945 tonë (807 658 + 1 005 287).
I bie që realizimi të mos jetë 89 për qind, por 107.2 për qind me një tejkalim në vlerë prej 1 812 945 – 1 690 258 = 122 687 tonë!
Duke u marrë më me kujdes në zbulimin e kundërthënies, u kontrolluan një nga një shifrat dhe rezultoi se gabimi ishte bërë në mbledhjen e tri shifrave në kolonën e eksportit / plani (shih faksimilen): janë mbledhur 418 498 tonë eksporti nga anijet, plus 152 711 tonë eksporti nga tragetet, plus 343 890 tonë eksporti nga kontejnerët, që nëpunësit e portit e nxjerrin 571 209 tonë, kur duhej 915 099 tonë, me një gabim midis dy mbledhjeve të tri shifrave prej 343 890 tonë.
Del që eksporti nuk është realizuar 141 për qind (807 658 tonë fakti nga 571 209 tonë plani, me një tejkalim prej 236 449 tonë), por 62.4 për qind (915 099 tonë plani dhe 807 658 tonë fakti) me minus 343 890 tonë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





