Ilir Shaqiri ka qënë një ndër të ftuarit në studion e ‘Xing me Ernalin’ ku ka folur gjatë për karrierën e tij të gjatë në balet si dhe për shqiptarët e tjerë të së njëjtës fushë që po shkëlqejnë në Itali.

Ermal Mamaqi e ka pyetur atë për Klaudia Pepën, balerinën që la të gjithë italianët me gojë hapur me performancat e saj në ‘Amici’. “

Një balerinë e përkryer. Nuk e njoh shumë personalisht sepse nuk na ka lidhur puna e nuk kam patur shumë afrimitet live, por nga kërcimet e saj tek ‘Amici’ unë kam parë një balerinë të shkëlqyer moderne, me një dinamikë të jashtëzakonshme personale e me shumë personalitet. Kjo na karakterizon të gjithëve.” tha Shaqiri. 

‘Unë di një histori, e di me siguri që është e vërtetë. Pavarësisht se ajo tashmë ka arritur majat në Itali, në Tiranë, në fillimet e veta asaj i patën thënë se nuk do bëhej kurrë një balerinë. Dikush nga pedagogët e baletit në Tiranë’ zbuloi Mamaqi. 

“Klaudia ka qënë një ekzemplare që ka punuar jashtëzakonisht shumë. Çdokush mund të ketë defekte, por Klaudia ka arritur majat falë vullnetit të hekurt dhe punës së palodhur”, ka thënë Ilir Shaqiri.