Juventus mbrëmë ka siguruar finalen e 9-të në 44 vite, teksa do të udhëtojë në Cardiff për të fituar trofeun e 3-të në historinë e tij. Kampionët e Italisë janë për herë të dytë në 3 vitet e fundit në finalen e kompeticionit më të rëndësishme për klube.
Gjithsesi mjaft befasues një koincidencë që ndoshta nuk e keni ditur. Besojeni ose jo, por çdo 7 vite një skuadër italiane triumfon në Champions League. Milani triumfoi në 1989, Juventus në 1996, edhe njëherë kuqezinjtë në 2003 dhe Interi i Mourinhos në vitin 2010-ën. Tashmë në apel është Juventusi që mund të triumfojë në finalen e mundshme me Realin e Madridit të Zidane.