Yjet e Realit kanë festuar si të çmendur pas finales së fituar 4-1 ndaj Juventusit. Për “galaktikët”, ky është trofeu i 12 në histori i kupës “veshgjatë”, gjë të cilën e festuan duke veshur një fanellë festive me numrin 12.Por diçka e çuditshme ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së madrilenëve, e zbuluar për mediet nga Roberto Carlos, ish-futbollisti brazilian i “Los Blancos”-ve, tashmë në rolin e ambasadorit.

I intervistuar nga “Onda Cero”, ish-futbollisti me numrin 3 tha se “Marcelo i pyeste të gjithë në dhomë se pse do të vishnin një fanellë me numrin 12”.“Ishte i dehur, Marcelo nuk mbush mirë nga trutë”, thotë Roberto Carlos, sigurisht me doza ironie dhe shakaje.