E pabesueshme ajo që ndodhi në ndeshjen e Championshipit skocez mes Patrick Thirstle dhe Morton. Skuadra vendase arriti të shënonte golin e dytë, pas një goditjeje brenda zonës, por gjyqtari kryesor dhe anësori nuk e dalluan që topi kishte kaluar vijën fatale.

Në një kohë kur futbollistët vendas po festonin ndërsa miqtë ishin dorëzuar e po i drejtoheshin mesit të fushës për rifillimin e lojës, kryesori dhe anësori duken qartë se nuk kanë vërshëllyer dhe as sinjalizuar për gol dhe në fund akordojnë rivënie anësore.

Një moment vërtet qesharak, pasi topi duket qartë se pasi ka kaluar vijën fatale ka prekur edhe rrjetën anësore para se të kthehej në lojë.