Pas eliminimit të Shqipërisë dhe Zvicrës tashmë në kampionatin europian “Francë 2016” ka mbetur vetëm një shqiptar dhe ai është Shkodran Mustafi.
Por tashmë ky lajm nuk duket i vërtetë, pasi nëse e kërkojmë në internet rezulton edhe një shqiptar tjetër që është me origjinë arbëreshe.
Ai luan me kombëtaren e Italisë së Antonio Contes dhe futbollisti në fjalë është Antonio Candreva.
Mesfushori italian ka babain dhe gjyshin me origjinë Arbëreshë të cilët jetojnë në fshatin e Arbëreshave në Cosenza të Italisë.
Antonio Candreva është lojtari kryesor i mesfushës së Italisë, pra mbase sot mund të kemi edhe një “derbi” shqiptarësh në ndeshjen Gjermani-Itali.





