Policia Rrugore ka ndaluar ditën e sotme në Tiranë, një makinë, tip ‘BMW’, pasi rezultonte me plot 141 gjoba të papaguara prej vitit 2020.
Sipas informacioneve, raportohet se shoferi i mjetit, shtetasi me inicialet M.P., ka paguar të gjitha gjobat, që kapnin vlerën afro 2.3 milionë lekë.
Këto gjoba ishin marrë përgjatë vitit 2020-2022, dhe nuk ishin paguar në kohë.





