ZELANDE E RE, 14 prill 2013 – 65 vjeçari Denis Duthie nga Zelanda e Re kishte humbur shikimin prej një pije me bazë vodkën. Duthie nuk kishte abuzuar me pijen në fjalë, por vetëm kishte kthyer një gotë. Sapo mbaroi drekën Duthie u ngrit për të shkuar në dhomën e gjumit, por befas nuk arrinte të shikonte më asgjë.
“Mendova se ishte bërë errësirë dhe koha kishte kaluar më shumë nga sa mendoja, por ishte thjesht ora 3 e gjysëm e pasdites. Kërkoja të ecja por nuk shikoja asgjë”, shprehet Denis për momentet e para të verbërisë.
Pas kësaj vendosi të kthehej sërish në shtrat për të parë nëse problemi kalonte vetë, por kur u zgjua nuk ishte më në gjendje të shikonte, ndaj u dërgua në spital.
Mjekët e vizituan duke dyshuar për ndonjë goditje të tensionit të lartë, madje e futën në një operacion me urgjencë por pa rezultat. Një vizitë e mëtejshme vërtetoi se verbëria ishte shkaktuar nga një helmim nga përmbajtja e pijes që kishte marrë me në bazë vodkën dhe reaksioni i saj me ilaçet e diabetit që merrte.
Kura për shërimin ishte nëpërmjet etanolit, por spitali nuk dispononte sasinë e mjaftueshme. Ndaj duke e ditur se whiskey përmbante etanol në sasi të mëdha dërgoi dikë në supermarket për ti blerë një shishe, të cilën e konsumoi ndërsa mbahej nën kontrollin e mjekëve. “U zgjova 5 ditë më vonë, dhe munda të shikoj sapo hapa sytë, u befasova”, tregon 65 vjeçari fundin e lumtur.





