Në një ndeshje të Kupës së Perusë, ndodhi një incident që u bë shpejt viral në të gjithë botën. Në minutën e 82-të të ndeshjes midis Sport Haquillas dhe Magdalenas, gjyqtari, Luis Alegre i dha karton të kuq një lojtari të ekipit mik. Në atë moment, një anëtar i stafit teknik të ekipit udhëtues vrapoi në fushë dhe filloi ta sulmonte gjyqtarin me një shishe plastike. Në vend që të tërhiqej, Alegre i dha një goditje të fuqishme karateje pjesatarit të stafit të ekipit që po e godiste, direkt në qafë dhe kokë. Ndihmëstrajneri ra në fushë dhe gjyqtari nuk e lëshoi kartonin e kuq nga dora.

Pas këtij goditjeje, shpërtheu një përleshje e përgjithshme, kështu që policia u desh të ndërhynte për të qetësuar situatën dhe për të larguar në mënyrë të sigurt gjyqtarin nga fusha. Incidenti ndodhi në Ligën e Qarkut Casma, dhe pamjet e të gjithë skenës u bënë shpejt virale në internet për shkak të shpejtësisë dhe saktësisë së jashtëzakonshme të goditjes së gjyqtarit. Shumë njerëz menjëherë e quajtën atë “Jackie Chan”.