I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon dëshminë në GJKKO.

“TCH” raporton se ai po pyetet nga Asllan Plaku, që akuzohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Dorian Shkozës.

Dumani është shprehur se e pagoi 50 mijë euro Plakun dhe 1 motor. Pas pak Dumani do të përballet me ish-të penduarin e drejtësisë Henrik Hoxhaj.

Avokati: Si ke marrë dijeni për vrasjen e Ervis Dedes?

Dumani: Kam ardhur ne dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar të Shkëmbi Kavajës për të kërkuar armën.

Avokati: Si je njohur me Festimin?

Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij

Avokati: Pas njohjes me Festimin keni patur shoqëri të qëndrueshme?

Dumani: Po kemi patur. Njerëzit që takonte me shumë Festimi ishin kryesisht zyrtarë policie