Një premierë absolute, e paperformuar më parë në asnjë vend të botës, do të vijë për herë të parë në Durrës.

Yjet e trupës së baletit klasik të Ukrainës po bëjnë provat e fundit për të vënë në skenën e teatrit “Princeshën e Akullit”.

Kjo është një risi për të gjithë ne, diçka shumë e bukur, që do të vijë vetëm për 1 natë, më datë 30 për publikun”, na tregon Elio Bajramaj, drejtor i Qendrës Kulturore “Aleksandër Mosiu” Durrës.

Një vepër e veçantë, që bën bashkë dy përralla shumë të dashura për fëmijët, Frozen dhe Mbretëresha e Akullt.

“I bashkova dy përrallat për të sjellë një të vetme për fëmijë dhe të rritur si mesazh paqeje, harmonie dhe dashurie, duke qenë se vendi im është në luftë”, thotë organizatorja nga Ukraina, Iryna Khandazhefskyi.

Durrësi ishte një zgjedhje rastësore, fat.
Teksa po shikoja hartën, zgjodha Shqipërinë dhe veçanërisht Durrësin duke menduar komoditetin e trupës për t’u kënaqur dhe argëtuar me plazhet dhe bukuritë e qytetit
”, shton ajo.

Ndërsa vijnë për herë të parë në Durrës, për trupën emocionet janë të mëdha dhe përshtypjet nga më të mirat.

Punoj për herë të parë me këtë trupë balerinësh dhe për herë të parë po vë në skenë një premierë me trupë të baletit klasik.
Kjo për mua është një eksperiencë shumë e bukur. Jam i lumtur, që këtë premirë po e vendosim në Durrës, në Shqipëri
”, u shpreh koreografi Andreas Heise.

“Princesha e Akullit” është një histori romantike, me muzikën e Mozart, Vivaldi, Halvorsen dhe Leontovich.

Një histori që më 30 korrik pritet të sjellë emocione të paharrueshme për të gjithë artdashësit durrsakë, por edhe për turistët e shumtë, që vizitojnë qytetin bregdetar në këtë periudhë.

K.Gj.