Është anuluar mbledhja e ditës së nesërmë mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që ishte planifikuar të mbahej në Gjakovë.

Burime për Klan Kosova nga Tirana kanë thënë se nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Prishtinë për këtë mbledhje.

Qeveria e Kosovës nuk ka reaguar ende për këtë çështje, teksa kryeministri Edi Rama do të dalë pak më vonë në një konferencë, e cila nuk dihet nëse lidhet me anulimin e mbledhjes.