Big Mama ka zgjedhur të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP pas përplasjes me Antonelën.

Në dhomën e rrëfimit, Big Mama u shpreh: “Unë Antonela të dukem ty? Aty ku pështyj, nuk lëpij. Unë në një ambient me atë, nuk dua të rri në atë shtëpi.”

Pasi Antonela i tha se e ka sharë serbisht, Big Mama ka reaguar me tone të ashpra ndaj saj duke i thënë:

“Ti je legene, e pisët, e pafytyrë je iditoja më e madhe këtu. Nuk dëgjoj fare. Po më provokoi, e kap për flokësh e nxjerr jashtë. Unë jam ai karakter që ta kthej ty. Qepe gojën moj pise e keqe. Ti do të bëhesh si unë por nuk mund të bëhesh. Ke bërë famë kot e kot. Të më nxjerrë mua prej takti b*tha e kësaj. Unë dua të dal prej kësaj shtëpisë. Vij në studio dhe i sqaroj të gjitha gjërat.”