Moderatori Drini Zeqo ka vendosur të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP” pas një emergjence familjare.
Vendimi i tij për tu larguar nga reality show ka qenë i menjëhershëm dhe ai nuk ka përshëndetur as banorët e tjerë të BBV që u njoftuan për largimin e tij me anë të një zarfi që mbërriti pak momente më parë në shtëpi.
Drini i dha fund rrugëtimit të tij në reality show 4 ditë pas startimit.