Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Lezhës, Mark Marku ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editoriali.

Gjithashtu Marku ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Pas fjalimit kritik në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Marku duket se nuk ka marrë përgjigjet e duhura nga kryedemokrati Basha, duke çuar në dorheqjen nga mandati.